Reforma në drejtësi, propozohet liberalizimi i prostitucionit në Shqipëri

590
Pas legalizimit të martesave gay, reflektuar në nenin 4 të projektit kushtetues, vjen një tjetër propozim me natyrë provokative, i cili parashikon liberalizimin e prostitucionit në Shqipëri. EURALIUS, misioni i Bashkimit Evropian që asiston autoritetet shqiptare për reformën në drejtësi, propozon liberalizimin e prostitucionit, duke kërkuar shfuqizimin e neneve 113 dhe 115 të Kodit Penal. Vitin e kaluar, Gjykata e Lartë, i kërkoi Gjykatës Kushtetuese shfuqizimin e paragrafit të parë të nenit 113 të Kodit Penal, për t’i hapur rrugë dekriminalizimit të prostitucionit. Në vendimin e saj, gjykatë vlerëson se neni 113 i KP-së nuk përmban diferencim në përcaktimin ligjor, pasi dënon autorët e prostitucionit, që mund të jenë femra ose meshkuj. Por, Gjykata Kushtetuese e rrëzoi kërkesën e Gjykatës së Lartë.
Sigal