Rebeccaa Harms: Nuk është krim të jesh simpatizan i “Lëvizjes Gylen”

307
Eurodeputetja gjermane ka reaguar ashpër gjatë fjalimit të saj në Parlamentin Europian
Eurodeputetja gjermane Rebeccaa Harms, gjatë seancës së mbajtur dje në Parlamentin Evropian ka kërkuar vëmendjen dhe sensibilizimin e kolegëve të saj eurodeputetë, lidhur me gjendjen e shkaktuar prej gjendjes së jashtëzakonshme në Turqi, përndjekjes dhe arrestimeve të njëpasnjëshme të gazetarëve dhe të atyre njerëzve që e ndiejnë veten pranë lëvizjes “Gylen”.
Deklarata e plotë
I nderuar kryetar, kur u arrestua miku im Selahattin Demirtash, të gjithë ne këtu deklaruam njëzëri, se të bërit e opozitës nuk është krim. Me arrestimet sa vjen e në rritje të gazetarëve në Turqi ne e ngritëm gjithashtu zërin njëzëri për të thënë se gazetaria dhe, veçanërisht, ajo kritike nuk përbën një krim. Po ashtu, sot, ne duhet ta ngremë zërin sërish për të thënë se të punosh pranë ndonjërës prej shkollave apo universiteteve të Gylenit nuk është krim. Veç kësaj, unë mendoj se Parlamenti Evropian duhet ta refuzojë medoemos mendimin e shpalljes kolektive si fajtorë të njerëzve pranë lëvizjes Gylen, si edhe përndjekjen dhe padrejtësitë kolektive ndaj tyre. Lidhur me këtë ne kemi propozuar një varg ndryshimesh. Për mua, si deputete e Parlamentit të Gjermanisë, kjo është diçka e një rëndësie të veçantë. Sepse ka qenë pikërisht vendi im që e ka bërë Evropën të përjetojë diçka të ngjashme në të shkuarën. Unë besoj se duhet ta pengojmë deportimin e njerëzve në Turqi, vetëm sepse ata e ndiejnë veten pranë lëvizjes “Gylen”.