Reaksioni kimik tek ish-Trikotazhi në Korçë, shkojnë ekspertë nga Tirana

232
Sigal

Ish-godina e trikotazhit në Korçë që ka dalë nga funksioni që prej 1990 është kthyer në problem prej 4-5 muajsh për disa banorët që banojnë pranë saj, pasi në të aktivizohet herë pas here zjarri.

Ditën e sotme një shpërthim i ndodhur ka alarmuar të gjithë banorët e zonës përreth. Për shkak të helmit që clirohet për shkak të mbetjeve toksike në godinë rrezikohet shëndeti i të paktën 10 familjeve që ndodhen pranë saj.

Përgjatë gjithë ditës, që pas shpërthimit, në këtë zonë ka pasur çlirim të gazrave toksikë, ndërsa ende nuk është bërë një ndërhyrje. Sipas të dhënave nga Tirana janë nisur ekspertë të cilët do të futen në brendësi të godinës për të parë më nga afër gjendjen dhe reaksionin. Në zonë është në gatishmëri zjarrfikësja, por edhe efektivë policie. Ndërsa banorët nuk kanë dalë nga shtëpitë.