Reagon Rektorati i UT: Ndalimi i studentëve, për një kohë të gjatë, i papranueshëm

681
Rektorati i Universitetit të Tiranës ka reaguar lidhur me ndalimin e studentëve që kanë protestuar ditën e sotme ndaj kryeministrit Edi Rama, duke qëlluar me vezë në drejtim të tij. Nëpërmjet një reagimi në media, Rektorati i Universitetit të Tiranës e cilëson të papranueshëm izolimin një komisariat për një kohë të gjatë të studentëve.

Sipas këtij Rektorati: “Pavarësisht formës së zgjedhur nga studentët e Shkencave Sociale për të shprehur idetë e tyre, ndalimi dhe izolimi për një kohë të gjatë është i papranueshëm”.
Sigal