Reagon mjeku Ilir Allkja: Përse kjo ndjeshmëri ndaj atyre, që i kanë sjellë kaq shumë vuajtje këtij populli dhe e lanë kaq prapa vendin tonë!

351
Sigal

Mjeku i njohur Ilir Allkja me anë të një postimi në rrjetin e tij social “Facebook” ka reaguar  ndaj medias për sa i përket situatës së rënduar nga pandemia.

Allkja shpreset se, çdo ditë të punës time shoqëroj të sëmurë të dyshuar apo të konfirmuar me COVID-19, të cilët mbeten anonimë, bashkë me vuajtjet e tyre. Infektohet një deputet, pushtetar politikan , çahen mediat !

Ja postimi i plotë

Çdo ditë të punës time shoqëroj të sëmurë të dyshuar apo të konfirmuar me COVID-19, të cilët mbeten anonimë, bashkë me vuajtjet e tyre.

Infektohet një deputet, pushtetar politikan , çahen mediat !

I trajtojnë me delikatesë, i glorifikojnë, madje na tregojnë sa herë u djersitën, sa herë u teshtitën, u përmorën apo u përlotën, ndërkohë që për dhimbjet, vështirësitë e pamundësitë e NE POPULLIT asnjë rresht .

Përse kjo ndjeshmëri ndaj atyre që i kanë sjellë kaq shumë vuajtje këtij populli dhe e lanë kaq prapa vendin tonë!

Kur gazetarët do të abandonojnë delenxhinjtë e do të përkrahin të dobëtit ???

A duhet të kemi shpresë se do të ketë humanizëm e qytetari në media ?!