Reagon kandidati për Rektor, Mynyr Koni: Nuk tërhiqem nga gara

496
Kandidati për Rektor, Mynyr Koni ka reaguar lidhur me garën për kreun e Universitetit të Tiranës. Përmes një deklarate për shtyp, Koni shprehet se vazhdon të jetë në garë për postin e rektorit të Universitetit të Tiranës. Më herët, ish-Kryeministri Sali Berisha deklaroi se Koni është kërcënuar nga Emiljano Shullazi. Në deklaratën për shtyp, kandidati nuk përmend asgjë lidhur me akuzën e Berishës.
DEKLARATË PËR SHTYP
Unë, kandidati Mynyr Koni, deklaroj që vazhdoj të jem në garë për postin e rektorit të Universitetit të Tiranës.
I kërkoj studentëve dhe stafit akademik që sëbashku ta çojmë përpara këtë proces zgjedhor me urtësinë dhe zgjuarsinë që karakterizon botën tonë akademike.
Kandidati për rektor i UT-së
Prof. Dr. Mynyr Koni
Sigal