Reagon Drejtori Teknik i Burgjeve, Arjan Hoxha: Shkarkimi i mbështetur në prova

755
Drejtoria e përgjithshme e Burgjeve ka reaguar menjëherë pas deklaratës së tre drejtorëve të shkarkuar. “Dëshirojmë të informojmë qytetarët se shkarkimet nga detyra të drejtuesve të IEVP, janë masa në funksion të forcimit të sigurisë në burgje, dhe në asnjë rast nuk rrezikojnë mirëfunksionimin e institucionit. Drejtorët e shkarkuar nga detyra, janë zëvendësuar menjëherë nga persona të deleguar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në përputhje me Rregulloren e Burgjeve. Siguria në burgje nuk është e lidhur me emrin e drejtorit, por me zbatimin prej tij të ligjit dhe kryerjen e veprimeve në përputhje me ligjin. Pas kontrolleve të ushtruara në disa IEVP, në përputhje të plotë me ligjin, Ministri i Drejtësisë ka pranuar propozimin për shkarkimin nga detyra të disa drejtuesve të IEVP-ve. E paligjshme dhe e paprecedentë është: Përdorimi i institucionit për qëllime politike, fikja e kamerave të sigurisë së institucionit për disa ditë, pa asnjë motiv dhe shkak objektiv, duke krijuar bindjen e plotë për sjellje antiligjore brenda ambienteve të institucionit, shndërrimi i IEVP në institucione punësimi fiktiv, ku punonjësit paguhen, edhe pse evidentohet që nuk paraqiten në punë, dhënia e lejeve ndaj të dënuarve në kundërshtim me ligjin dhe procedurat, falsifikimi i librave të hyrje-daljes në institucion; apo moszbatimi i urdhrave të eprorit”, thuhet në njoftimin e drejtorisë së burgjeve.
Sigal