Reagimi – Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani shkarkon kreun e Gjykatës së Gjirokastrës

437
Sigal

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, reagoi ashpër pas publikimit të videos në një emision investigativ të kryetarit të Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boçi, i cili i kërkon favore seksuale një gruaje në këmbim të fitimit të procesit gjyqësor.

Manjani i kërkoi KLD-së shkarkimin e tij, Prokurorisë nisjen e procedimit penal dhe lajmëroi nisjen e procedimit disiplinor nga Ministria e Drejtësisë. 

Një deklarate ku është distancuar nga ky akti i Guximtar Boçit, ka bërë edhe Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë dhe i kërkon organit të akuzës të veprojë për të zbardhur ngjarjen. 

Një mesazh ka dërguar edhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ku shkruan se reforma në drejtësi do na çlirojë nga të gjithë palaçot në sistemin e drejtësisë.