Rasti “Monstra” kthehet për rigjykim, do vlerësohen provat dhe dëshmitë

819
Grupi i gjykatësve në Gjykatën Supreme i ngarkuar për vlerësimin e lëndës “Monstra” pas rrethanave shtesë që dolën nga përgjigjet ka votuar pro rikthimit të rastit në Gjykatën Themelore.
Mediat në Maqedoni shkruajnë se “pro” këtij vendimi kanë votuar që të pestë anëtarët e grupit të gjykatësve.
Sipas këtij vendimi, lënda e rastit “Monstra” do të rikthehet nga fillimi për gjykim, gjë që javë më parë u paralajmërua nga prokurorja Liljana Spasovska, e cila udhëhiqte lëndën.
Duke marrë për bazë ankesat e mbrojtjes dhe njëkohësisht duke kryqëzuar provat me rrethanat, por edhe më dëshmitë e siguruara nga materialet e përgjuara, Spasovska kërkoi javë më parë që një organ më i lartë të vendoste për fatin e kësaj lënde.
Për vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillkovcës në vitin 2012, me burg të përjetshëm u dënuan 6 persona nën akuzën për vepër terroriste.
Sigal