Raporti për Shqipërinë thekson përpjekjet kundër terrorizmit, por korrupsioni mbetet i pandëshkuar

511
Sigal

Në Shqipëri, pengesë e madhe korrupsioni, sistemi gjyqësor funksionon dobët

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për Terrorizmin për 2017

Edhe një herë Shqipëria është në qendër të kritikave të DASH, porsa i përket luftës së pamjaftueshme të korrupsionit, mungesës së besimit te drejtësia, mosfunksionimi midis agjencive dhe institucioneve të shtetit.

DASH: Shqipëria ka bërë përpjekje në luftën kundër terrorizmit

Departamenti amerikan i Shtetit publikoi dje raportin vjetor për terrorizmin në botë për vitin 2017. Në raport thuhet se gjatë vitit 2017 Shqipëria ishte një mbështetëse e fuqishme e përpjekjeve kundër terrorizmit dhe vazhdoi pjesëmarrjen e saj në Aleancën Globale për të mposhtur ISIS-in. Shqipëria, thuhet në raport, penalizon veprimet terroriste, financimin e terrorizmit, kryerjen e transaksioneve me persona që janë në listat e sanksioneve të Kombeve të Bashkuara, rekrutimin dhe trajnimin e njerëzve për kryerjen e veprave terroriste, nxitjen e akteve terroriste dhe krijimin apo pjesëmarrjen në organizata terroriste. Gjatë vitit 2017, thuhet në raport, Forcat e rendit në Shqipëri i shtuan përpjekjet për të luftuar kërcënimet e mundshme terroriste.

Korrupsioni i pandëshkuar

Në raportin e DASH për terrorizmin për 2017 thuhet se korrupsioni mbetet ende i pandëshkuar.

DASH: Korrupsioni dhe pengesat ndaj shkëmbimit të informacionit midis agjencive qeveritare, koordinimi i pamjaftueshëm brenda agjencive dhe një sistem gjyqësor që funksionon dobët, – thotë raporti, vazhdoi të pengonte përpjekjet e zbatimit të ligjit në të gjitha nivelet. Në raport thuhet gjithashtu se në vend po bëhen reforma kushtetuese dhe ligjore për gjyqësorin, duke filluar me verifikimin e 800 gjyqtarëve dhe prokurorëve për korrupsion apo lidhje me krimin e organizuar si dhe për aftësitë e tyre profesionale.