Raporti i KE: Media nën kontrollin e shtetit

500
Duhet të bëhet më shumë në lidhje për lirinë e shtypit. Ky është konkluzioni i raportit vjetor të Komisonit Europian për vendin tonë. Në raportin e Organizatës Raporterët pa Kufij thuhet se Shqipëria duhet të implementojë një legjislacion që garanton lirinë e shprehjes. Ekspertët europianë nënvizojnë në raport se shpifja është e dënueshme me gjobë dhe jo me burg që prej vitit 2012. “Pavarësisht ligjeve të miratuara në vitin 1999 dhe 2014 mbi lirinë e informimit, kontrolli i shtetit në media vijon dhe autoriti rregullator AMA, është i politizuar”, thuhet në raport. Nga 180 vende, Shqipëria është radhitur në vendin e 82 për 2016, duke mos bërë asnjë progres që nga 2015, ku ishim të pozicionuar në të njëjtin vend. Ashtu si vitin e shkuar Finlanda radhitet në vendin e parë për lirinë e shtypit, në vendin e dytë Zvicra, në të tretin Norvegjia dhe në të katërtin Danimarka. Gjithësesi indeksi botëror i lirisë së shtypit vëren një rënie të thellë dhe shqetësuese në lidhje me lirinë e mediave në nivele rajonale dhe globale. Sërish ashtu si në 2015, vendet më shqetësuese janë Turqia dhe Egjipti, në të cilat shteti ka kontroll të rreptë mbi mediat.
Sigal