Raporti i “Doing Business” për Shqipërinë, deputetja e PD: Rama e ka zhytur Shqipërinë në mjerim

137
Sigal

Deputetja e Partisë Demokratike Sorina Koti, në fjalën e saj për mediat nga selia blu, ka folur në lidhje me raportin e “Doing Businness” për vitin 2022, për Shqipërinë.

Ajo u shpreh se edhe këtë vit treguesit indikojnë mjerimin ku e ka zhytur ekonominë shqiptare qeveria Rama.

““Doing Businness”, në raportin për vitin 2022, jep një pamje të errët të treguesve të situatës ekonomike në Shqipëri.

Realizuar nga FIA, Shoqata e Investitorëve të Huaj, raporti e zbret me një pikë vendin tonë sipas pritshmërive të investitorëve.

Shumë më e zymtë gjendja paraqitet sa i takon gjyqësorit. Por, as transparenca e qeverisë nuk është më mirë.

Secili tregues shënon 33 dhe 34 pikë, përkatësisht.

Raporti nuk harron pa shprehur shqetësime dhe për monopolet, ato të cilat Partia Demokratike i denoncon me një emër tjetër, oligarkët.

Investitorët e huaj theksojnë një tjetër pikë shqetësuese: mungesën e fuqisë punëtore.

Edhe kjo ka qenë një këmbanë konstante alarmi e Partisë Demokratike, dhe lidhet me shpopullimin e vendit.

Situata e klimës së biznesit, edhe pse ka një rritje me 1 pikë nga vitit 2019, është ende ekstremisht e pafavorshme, sepse shënon 40 pikë nga 100 të mundshme.

Edhe pritshmëritë e investitorëve të huaj për klimën e biznesit janë të ulta, me një rënie prej 1 pike, pra 44 pikë.

Ata tregues ku ka pasur një rritje të lehtë me vetëm 1 pikë, sipas raportit, kanë të bëjnë me çlirimin psikologjik që ka sjellë dalja nga pandemia.

Treguesit e Doing Businness edhe për këtë vit tregojnë mjerimin ku e ka zhytur ekonominë shqiptare qeveria Rama.

Fakti që këta tregues përputhen me paralajmërimet e Partisë Demokratike nuk na gëzon aspak. Ajo që ne theksojmë është se, kur Shqipëria është në rrezik, duhet larguar rreziku, jo të largohet populli nga vendi”, deklaroi deputetja Koti.