Raport i OSHEE, Çela: Arkëtuam 10 milion dollarë më shumë së në 2014

558
Administratori i OSHEE-së, Adrian Çela ka bërë sot një analizë të situatës në institucionin që ai drejton për muajin prill, ku theksoi se pothuajse të gjithë objektivat janë realizuar, madje në disa drejtime edhe janë tejkaluar.
“Kam kënaqësinë të deklaroj se, muaji prill konfirmon drejtimin e duhur të kompanisë OSHEE për rimëkëmbjen, ku pothuajse të gjithë objektivat janë realizuar, madje duke i tejkaluar. ”, theksoi Çela
Përsa u përket arkëtimeve Çela thotë se, në muajin prill të këtij viti janë arkëtuar 50 milionë dollarë, ose 10 milionë dollarë më tepër se muaji prill 2014-ës.
“E nisim me arkëtimet, pika e rëndësishme e punës tonë! Në muajin prill kemi arkëtuar 50 milionë dollarë, ose 10 milionë më tepër se muaji prill 2014. Vë në dukje faktin se targeti për këtë muaj ishte 47 milionë dollarë. Si 4-mujor, pra janar-prill, kemi afro 24.5 miliardë lekë arkëtime, rreth 100 milionë dollar më tepër se e njëjta periudhë e vitit 2014. ”, thekson ai 
Ndërsa, përsa i përket humbjeve ai thekson se kanë pësuar një rekord pozitiv, duke shënuar një zbritje në 30.5%, nga 35.7% që ishin vitin e kaluar.” Në lidhje me humbjet, muaji prill shënon një tjetër rekord pozitiv. Humbjet zbritën në 30.5%, nga 35.7% që ishin vitin e shkuar dhe gati 39.7% në prill të 2013-s”, tha ai
Më tej, ai ka nënvizuar se të gjitha këto rezultate pozitive kanë ardhur si pasojë e kontrolleve dhe punës në terren, ku vetëm në muajin prill janë kryer rreth 60 mijë kontrolle dhe gjysma e tyre kanë rezultuar debitor ndaj OSHEE-së.
“Natyrisht që këto rezultate kanë ardhur si pasojë e një pune analizash në drejtorinë qëndore dhe të mirëorganizuar në terren. Kontrollet kanë vijuar me ritme të larta gjatë muaji prill. Kështu, janë kryer 60 mijë kontrolle, ku gati gjysma kanë rezultuar debitor ndaj OSHEE-së, duke u marrë masë për ndërprerje të energjisë elektrike. Paralelisht me kontrollet, janë rritur edhe lidhjet e reja, ose numri i klientëve që kanë lidhur kontratoë me OSHEE. Si 4-mujor kemi 33% më shumë lidhje të reja, që tregon për formalizim të sektorit dhe ndërgjegjësim të konsumtorëve për të qenë të ligjshëm karshi detyrimit për të paguar faturën. Natyrisht që të gjitha këto rezultate pozitive kanë ndikuar edhe te kostot e importit të energjisë elektrike. Humbjet në rrjet, për të cilat OSHEE paguante dhjetra milionë euro ër t’i kompensuar duke importuar energji elektrike, janë reduktuar, për pasojë edhe shpenzimet për të blerë energji. Si 4-mujor, si rrjedhojë i reduktimit të humbjeve falë menaxhimit efficient në terren, garës transparente dhe konkurruese te prokurimet e energjisë si dhe falë marrëveshjes së re me KESH-in, kemi kursyer jo pak, por 35 milionë dollar. 
• Nga ulja humbjeve +23 milionë dollarë
• Gara prokurime +8 milionë dollar
• Marrëveshja KESH +4 milionë dollarë” është shprehur Çela
Në përfundim të deklaratës së tij, ai ka bërë të ditur se, në javët e ardhshme, OSHEE do t’i kushtojë vëmendje kontrolleve te subjekteve private që operojnë në bregdet.
“Së fundmi, dua të nënvizoj planin e radhës se, në javët e ardhshme, OSHEE do t’i kushtojë vëmendje kontrolleve te subjektet private që operojnë në bregdet, duke qenë se gjatë muajve të verës ka përqëndrim të konsumatorëve pranë këtyre zonave. 
Biznesit i bëj thirrje të verifikojë gjendjen debitore që ka me OSHEE-në dhe të marrë masa për të likujduar faturat. Sipas rastit të debisë, OSHEE ofron mundësinë e pagesës me këste! Në të kundërt, u ndërpritet energjia elektrike, dhe në këtë pikë, kompania nuk do të tolerojë askënd!” theksoi Çela.
Sigal