Ramush Haradinaj zbardh takimin me Ramën: I kërkova hekurudhën Kosovë-Shqipëri

206
Sigal

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zbardhur takimin që pati sot me shefin e qeverisë shqiptare, Edi Rama, në kuadër të vizitës së këtij të fundit në Prishtinë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj  shprehet se me kryeministrin Rama kanë biseduar për finalizimin e hekurudhës Prishtinë-Durrës.

“Me kryeministrin Edi Rama diskutuam çështjen e finalizimit të hekurudhës Prishtinë-Durrës si projekt i domosdoshëm, që lehtëson qarkullimin dhe lidh edhe më tepër vendet tona, i rëndësishëm për forcimin e sigurisë në rajon dhe integrimin në NATO”.

Haradinaj shton se pjesë e diskutimit me Ramën ka qenë edhe situata në veri të Kosovës si dhe heqja e  të gjitha barrierave mes dy shteteve shqiptare.

“Po ashtu, diskutuam për gjendjen e sigurisë në Kosovë me theks të veçantë në veriun e vendit. Bashkëpunimi vëllazëror ndërmjet dy vendeve tona është jetik për zhvillimin e gjithmbarshëm. Qeveritë në Prishtinë dhe Tiranë duhet të bëjnë të pamundurën që të heqin të gjitha barrierat që vështirësojnë bashkëpunimin në të gjitha fushat e posaçërisht në atë ekonomike”.

Ramush Haradinaj zbardh takimin me Ramën: I kërkova hekurudhënRamush Haradinaj zbardh takimin me Ramën: I kërkova hekurudhënRamush Haradinaj zbardh takimin me Ramën: I kërkova hekurudhën