Rama tregon kur do të hapen baret dhe restorantet

448
Sigal

Kryeministri Edi Rama ka dhënë përgjigjet që po kërkojnë shumë shqiptarë lidhur me hapjen e bareve dhe restoranteve të prezantuar në një emision televiziv që tregon strategjinë që po ndjekin shumë vende për lehtësimin e masave.

Rama thotë se sjellja individuale mbetet garanti kryesor për dy fazat e para të lehtësimit të masave, ndërsa thekson rrezikun e hapjes së këtyre ambienteve publike, e cila mbetet për t’u shqyrtuar në fazën e tretë.

“Një shpjegim i thjeshtë për rrezikun e Fazës 2 dhe posaçërisht për psenë e rrezikut më të madh të restoranteve e të bareve, që ende nuk janë hapur askund! Sjellja individuale mbetet garanti numër 1 i fazës 2”, shkruan Rama.

Grafiku i referohet një studimi të bërë në Kinë se si një pjesëtar i vetëm i një familje, i infektuar me koronavirus infekton 2 familjet e tjera që po qëndronin në të njëjtin ambient për 53 minuta.

Një faktor për këtë përhapje të shpejtë të virusit në ambiente të mbyllura paraqitet pikërisht ajri i kondicionuar, por edhe qëndrimi me një person që është bartës i virusit për një kohë të gjatë.

“Kina ka nxjerrë një studim që po shqyrtonte tre familje. Një njeri i prekur me koronavirus në një restorant me tre familje.

53 minuta kontakt infektuan pjesëtarë nga familjet e tjera. Të jep një ide sa ngjitëse është Kishte një ventilator kondicioneri që frynte nga njëra anë e dhomës në tjetrën që mund të ketë kontribuar tek përhapja”, thuhet në shpjegimin e studimit.