Rama shpërndan 250 leje legalizimi në Vlorë: Proces drejtësi e qetësie

449
Sigal

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë 250 leje legalizimi në qytetain e Vlorës, aty dhe vetë ai morri mandatin e deputetit. Shefi i qeverisë tha se pas një periudhe të vështirë nga koha e kaluar, tani po jepen këto leje legalizimi. Rama tha se qeveria e kaluar e ka lënë situatën në drejtorinë e  ALUINZN-it në këtë qytet njësoj si pas një bombardimi.

“Pas një peridhe të vështirë për shkak të trashëgimisë të rëndë në këtë zone, në drejtorinë e ALUIZNI-t ne gjetëm një situatë njësoj si pas bombardimit. Dosjet ishin lënë në gjendje skandaloze dhe shumë prej tyre të humbura. I gjithë procesi i legalizimet është fokusuar në hotole, restorante për qëllimi fitime. Jemi të gatshëm të çojmë përpara procesin e lelgalizimit falas. Do t’i japim një përgjigje konkrete dhe një zgjidhje përfundimtare për njerëzit e zakonshëm që nuk kanë dërtuar për të bërë biznes. Për ne ky proces është me një rëndësi të madhe, jo vetëm sociale por dhe kombëtare për ndarjen kombëtare pas një epoke rrëmujë. Duke iu dhënë të gjithë atyre që kanë ndërtuar një shtëpi, e nuk kanë ndërtuar as mbi rrugë, as mbi kanale e as mbi kala. Ju e dini se për të ndërtuar ato shtëpi keni shpenzuar çdo kursim. Ajo është një pasuri e cila nëse nuk hipotekohet nuk ka asnjë vlerë. Ne kemi shumë besim që procesi i legalizimit do të jetë një proces drejtësie dhe qetësie sociale për një numër të madh familjesh, por do të jetë dhe një burim i një rritje për ekonominë tonë kombëtare. Interesi është dhe privat i secilit prej jush dhe interes publik”, deklaroi Rama.