Rama: Putini tiran si Millosheviçi, njëri i vdekur tjetri gjallë

110
Sigal

Nga Strasburgu, kryeministri Rama në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës tha se ka dy tiranë të dëshpëruar, Millosheviçi i vdekur dhe Putini i gjallë.

Ai u shpreh se të gjithë i kujtojnë barbarizmat e Millosheviçit në Kosovë para pak vitesh dhe që sollën vdekjen dhe largimin e mijërave shqiptarëve

Ka dy tiranë të dëshpëruar; një i vdekur dhe tjetri që luan me vdekjen dhe që i qepet iluzione të së shkuarës duke mashtruar edhe me qytetarët e tij në një nënshtrim vdekjeprurës. Të gjithë ju kujtohet ndikimi shkatërrues i Jugosllavisë. Të gjithë e kujtojnë se si përpëlitet mes jetës dhe vdekjes Ballkani Perëndimor dhe e gjitha kulminoi me lindjen e 7 vendeve të pavarura. Dua të fokusohem tek konflikti humanitar tek Kosova. Ishte një operacion i qëllimtë barbar i spastrimit etnik nga Millosheviç që solli si rezultat zhvendosjen e qindra mijërave qytetarëve. Mijëra u vranë dhe mbi 20 mijë gra u përdhunuar. Ndërsa të flasim ka shumë që janë të zhdukur. Të vdekurit akoma nuk e kanë gjetur paqen e varrit. E gjitha eskaloi nën hundën e bashkësisë ndërkombëtare. U deshën vite që bota të gjente parimet morale dhe të vepronte në 1999. Si rezultat erdhi pavarësia e vendit pak vite më pas. Lufta është një akt i shëmtuar”, tha Rama.