Rama: Nuk ka koronavirus në Shqipëri. Nuk ka vend për panik

131

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook një video informuesve për masat mbrojtëse për koronavirusin.

Rama u kërkon qytetarëve që të mos dëgjojnë broçkullat e mediave, por të ndjekin rekomandimet.

Rekomandimi bazë si masë mbrojtëse është larja e duarve. Ndërkohë që kryeministri nuk shpjegon se cilat janë masat që ka marrë qeveria.

Mesazhi i kreut të qeverisë në Facebook:

Nuk ka vend për panik!

Ju lutem ndiqini këto këshilla të thjeshta të miratuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe shmangni sa më shumë telebroçkullat dhe dixhidokrrat që ushqejnë ankthin e panikun.

Deri në këtë moment që komunikojmë nuk kemi asnjë rast të koronavirusit, por nëse në ditët a javët në vijim do të duhet ta përballim, jini të sigurtë se do ta kalojmë edhe këtë flamë. Së bashku.