Rama nuk do të jetë më kryeministër pas një jave

326
Sigal

Flet Këshilltari i CDU-së gjermane, Martin Henze: Shqiptarët ndodhen para një shansi të madh për të zgjedhur rrugën drejt BE-në, duke u shkëputur nga qeverisja kaotike, kriminale dhe korruptive e Ramës. Shqiptarët duhet të shkojnë masivisht në zgjedhje, pasi populli me votën e tij duhet të marrë në dorë fatin e Shqipërisë të nëpërkëmbur nga banditët e krimit elektoral të dosjeve 184 dhe 339

 

Martin Henze këshilltari i partisë CDU të kancelar Angela Merkel, ka garantuar se Edi Rama nuk do të jetë më kryeministër pas një jave. I gjendur në Gjirokastër me ftesë nga kryesuesi i listës së kandidatëve për deputet të PD në qarkun e Gjirokastrës Prof.Dr Tritan Shehu, zoti Henze ka dhënë opinoin e tij. Henze shprehet se ekzistojnë dyshime të forta për involmimin e administratës në fushatë nga Rama. Subjektet e manipulimeve nuk janë vënë para përgjegjësisë, kjo e bën të dyshimtë se qeveria mund të tentojë të bëj diçka -shprehet ai.

A do t’a pranojë Europa tentimin për deformimin e mundshëm të një rezultati final?

Zgjedhjet kanë një standart demokratik në europ. Zgjedhjet gjysmë të lira dhe me probleme nuk mund të pranohen. Kanë standarte të qarta si duhet të jenë zgjedhjet. Nëse cënohen këto standarte nuk mund të pranohen. Shqiptarët ndodhen para një kryqëzimi të madh ose do të shkojnë drejtë BE ose do të qëndrojnë në këtë kaos ku gjenden nga qeveria me Ramën, Ballën dhe Veliajn. PPE mb1%shtesin PD dhe opozitën për një të ardhme europiane të Shqipërisë.

Ambasadorja Kim foli konkretisht para disa ditëve, ose votoni ndryshimin ose kriminelët. Si do t’a konsideronit këtë apel?

Ambasadorja foli si një diplomate karriere. Për trupin diplomatik dhe ambasadoren amerikane është e papranueshme që të ketë kriminelë ose gjysmë kriminelë si në qeveri apo në Parlament, dhe ajo ka folur me fjalët e duhura. SHBA dhe Europa jaë më të bashkuara se kurrë më parë dhe niveli i tyre është në pikën maksimale qysh kur erdhi në pushtet Presidenti Biden. Me të drejtë ambasadorja amerikane ka thënë se është e patolerueshme që të ketë njerëz me rekorde kriminale që të vendosin për fatet e Shqipërisë. Ajo me të drejtë ka thënë se shqiptarët më 25 prill duhet të zgjedhin për të ardhmen e tyre dhe unë personalisht them se shqiptarët kanë zgjedhjen e tyre nëse do të qëndrojnë në kaos si këto vite, apo për të ardhmen e tyre europiane për ardhemen e përbashkët me vendet partnere tëm europës apo SHBA.

A besoni se Rama do të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme?

Rama nuk është mbreti i Shqipërisë që të vendos ai për çdo gjë. Ai që vendos për zgjedhjet është populli shqiptar, i cili me votën e tij të lirë duhet të vendosi për atë çka ka në dorë. Dyshimi ekziston me të drejtë për dikë që ka manipuluar zgjedhjet me fakte dhe prova në zgjedhet e kaluara, përse mos t’a bëjë sërish këtë gjë? Për këtë duhet që populli shqiptar apo bashkësia ndërkombëtare të jetë vigjilente. Sipas asaj që unë personalisht parashikoj është se Rama nuk do të jetë më kryeministër pas 25 prillit. Unë personalisht dhe shumë të tjerë do të uronim popullin shqiptarë që të vendos për rrugën europiane.

Apeli juaj për popullin shqiptar para zgjedhjeve të 25 prillit?

Populli shqiptarë ndodhet para një zgjedhje shumë të të rëndësishme më datën 25 prill. Apeli i parë është që të shkojnë masivisht në zgjedhje dhe të vendosin për të ardhmen e tyre. Ndodhen para një zgjedhjeje mjaft të rëndësishme për të shkuar drejtë BE dhe integrimit siç do europa dhe SHBA, apo të qëndrojnë në këtë kaos që për mendimin tim është gabuar. SHBA dhe Europa do të mbështesin Shqipërinë në rrugën e saj europiane. Shqipëria është anëtare e NATO dhe prentendon të jetë shpejtë anëtare e BE. Opozita e bashkuar dhe Partia Demokratike kanë si qëllim që në 2025 Shqipëria të jetë anëtare me të drejta të plota në BE dhe për mendimin tim kjo gjë është e realizueshme.

I uroj shumë suksese Shqipërisë!