Rama: Nga 1 qershori hapen kufijtë

340
Sigal

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa nga masat që ndryshojnë nga 1 qershori.

“Nga 1 qershori hapen kufijtë me fqinjët për të gjithë shqiptarët me pasaportë të Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.

Në 1 qershor do hapen kufijtë, por jo plazhet. Sharjet e atyre që më shajnë nga Dhërmiu. Asnjë vend në Europë nuk i ka hapur plazhet, asnjë vend. Këtë javë mbyllet sistemi i administrimit të plazheve. Greqia do t’i hapë plazhet në korrik, Italia nuk ka vendosur ende. Ne do t’i hapim plazhet nga 1 qershori vetëm për hotelet. Do të jetë një autoritet licencues për të lejuar vendosjen e çadrave.

Kjo do të jetë java e fundit me kufizime, por fundjava do të mbetet pa makina edhe 2 fundjava të tjera për tu kthyer në tetor deri në mars të vitit të ardhshëm.

Deri në fund të muajit do të kemi një platformë për hapjen pjesë – pjesë të transportit publik” – tha Rama në një video në FB ulur poshtë ullirit të tij në Surrel.