Rama në takim me kryeministrin ukrainas: Rikonsideroni njohjen e Kosovës, e meritojnë për atë që dëshmuan

119
Sigal

Pas konferencës së përbashkët me Zelenskyn dhe Abazoviç, Rama ka publikua edhe një pjesë të takimit të tij me kryeministrin ukrainas Denys Shmyhal ku i kërkoi këtij të fundit që të rikonsideronte njohjen e Kosovës si shtet i pavarur, duke i thënë se ishte diçka që e meritonte me qëndrimet që mbajti ndaj Rusisë.

“Ju duhet të rikonsideroni njohjen e Kosovës pasi ata njerëz e meritojnë, ata realisht dëshmuan diçka të jashtëzakonshme sepse nuk mbetën peng i së shkuarës për të kujtuar sesi u soll Ukraina kur Kosova sulmohej. Kjo do të ishte mirë që Ukraina ta rikonsdieronte dhe të përçonte mesazhin e duhur në emër të komunitetit të ri politik evropian”, tha Rama në takim me kryeministrin ukrainas.