Rama inspekton punimet në autostradën Tiranë-Durrës: Hyrje e një kryeqyteti europian

489
Sigal

TIRANË-Kryeministri Edi Rama inspektoi dje punimet në autostradën Tiranë-Durrës, një projekt që ka vlerën 280 milion lekë. Gjatë inspektimit Rama u shpreh se Tirana do të ketë një hyrje të një kryeqyteti evropian. “Hyrja në Tiranë ishte kthyer në shteg mbeturinash. Ajo që u bë për vizitën e Papës, ishte vetëm fillimi ”,- theksoi Kryeministri. Investimi në hyrje të autostradës po bëhet ne bashkëpunim me Fondin e Zhvillimit të Rajoneve. Punimet që po zhvillohen në këtë segment rrugor, janë pjesë e vazhdimësisë dhe bashkëpunimit të suksesshëm të Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH), bashkive, komunave dhe entit rrugor. Mesa duket kjo pason suksesin që ka gjetur ky bashkëpunim në shumë qytete të vendit dhe tregon se imazhi i Edi Ramës, për qytete europiane ka funksionuar në mënyrë të shkëlqyer. Për më tëj, fakti që Rama ka gjetur një drejtor të suksesshëm në krye të FSHZH dhe vazhdon të punojë në të, i tregon jo vetëm opinionit shqiptar, por edhe atij ndërkombëtar se ata që duan të punojnë për Shqipërinë Europiane sipas programit të Rilindjes, do të vazhdojnë të jenë të besuarit moral dhe profesional të qeverisë. Nga ana tjetër ndërkombëtarët po binden se mbajtja e një drejtuesi, që për 8 vjet ka punuar në qeverisjen e Berishës, tregon se, Edi Rama ka si qëllim primar punën dhe jo abuzimet financiare me rrugët, pasi po të ishte e kundërta do të kishte vendosur një rilindës të tij.