Rama i kërkon kryebashkiakëve 800 mijë vota/Presidenti Meta: Po dhunoi zgjedhjet, s’do ketë ku të shkojë

174
Sigal

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta gjatë takimit online me përfaqësues të shoqërisë civile, deklaroi edhe njëherë se nëse mazhoranca fiton zgjedhjet e 25 prillit pa prekur votat, ai do të japë dorëheqjen nga detyra më 26 prill. Nga ana tjetër, ai tha se kryeministri Edi Rama po i bën presion kryebashkiakëve, ku i kërkon 800 mijë vota në 25 prill.

”Presidenti ka thënë se në qoftë se kjo shumicë konfirmohet fituese pa prekur votën, presidenti jep dorëheqjen në datën 26 prill dhe këtë le ta dinë të gjithë. Unë jam një President që nuk i jam trembur kurrë zgjedhjeve. Kam thënë dhe para dy vitesh se kjo krizë zgjidhet me zgjedhje.

Nuk i jam shmangur asnjëherë kësaj sfide, por ama që ti të dhunosh dhe njëherë popullin shqiptar, kushdo qofsh, kjo është një gjë që nuk ka më ku të shkojë e ku të rrijë, sepse e dimë më ç’do të thotë të humbasë edhe njëherë mundësinë Shqipëria. Kështu që Presidenti ka thënë, nëse ka dikush merak që ndikon për ish-partinë e tij, ta ndëshkojnë, nëse ajo përpiqet të vërë dorë mbi zgjedhjet. Të ndëshkojnë ish-partinë e tij. Këtë duhet ta bëjnë edhe vetë kryetarëve e partive të tjera.

Për Presidentin ka rëndësi vetëm që vota të jetë e barabartë. Ama nëse kryeministri për fat të keq mbledh kryetarët e bashkive dhe iu thotë publikisht që ”dua 800 mijë vota nga ju”, këtë nuk e di. Kjo mua nuk më duket e pranueshme. Të tjerët përpiqen ta kthejnë në një problem personal, por nuk është problem personal”,-tha Meta.