Rama emëron dy zëvendës ministret e reja të Financave dhe Ekonomisë

541
Sigal

Ndryshime të tjera në qeveri. Kryeministri Edi Rama ka emëruar dje dy zëvendësministret e Reja të Financave dhe Ekonomisë.

Bëhet fjalë për Adela Xhemalin dhe Vasilika Vjeron që janë emërohet në detyrën e zëvendës ministreve. Kujtojmë se Vjero ka qenë më parë Drejtoreshë e Tatimeve.

Qeveria ka miratuar lirimin nga detyra të Elton Haxhit, i cili dha dorëheqjen dy ditë më parë dhe emërimin e Adela Xhemalit në vend të tij.

V E N D I M

PËR EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Vasilika Vjero emërohet zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

VENDIM PËR EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Znj. Adela Xhemali emërohet zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.