Rama emëron Bledi Çuçin ministër të Brendshëm

241
Sigal

Kryeministri Edi Rama ka emëruar Bledi Çuçin ministër të Brendshëm pas largimit të Sandër Lleshajt nga ky post.

“Sot do të dërgoj për dekretim nga Presidenti, Bledi Çuçin si ministër të brendshëm dhe Milva Ikonomin si ministre bujqësie; dy bashkëpunëtorë të përkushtuar në çdo detyrë që kanë kryer këto vite, me integritet, profesionalizëm dhe kulturë qytetare e politike të padyshimtë”, shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale.

Sandër Lleshaj dha dorëheqjen nga posti i ministrit të Brendshëm pas protestave që pasuan vrasjen e Klodian Rashës nga një efektiv policie.