Radhë të gjata për të hyrë në Shqipëri në pikën kufitare të Kapshticës

506
Vetëm pak orë përpara kremtimit të festës së Krishtlindjes qindra qytetarë shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi kanë filluar që të vijnë, duke krijuar kështu rradhë të gjata në pikën kufitare të Kapshticës në Korçë.
Siç raportohet, nga kjo pikë kufitare janëduke përpunuar dokumentacionin qindra shqiptarë për të cilët Policia e Kufirit dhe Migracioit ka shtuar numrin e sporteleve si dhe punonjësve që merren me përpunimin e dokumentacionit.
Në orët në vijim, ekspertët parashikojnë një shtim të fluksit të hyrjes në Shqipëri të automjeteve dhe shtetasve të ciëlt i drejtohen qyteteteve të ndryshme për të kremtuar festën e lindjes së krishtit.
Edhe pala greke po punon me dy sportele shtesë për të shmangur rradhët që mund të krijohen. 
Sigal