Radhë në Portin e Vlorës, pasagjerët: Kemi pritur edhe 5 orë ne Brindizi

507
Vonesat në portin e Brindizit, ka bërë që dy tragetet që operojnë në portin e Vlorës, të mbërrijnë në të njëjtën kohë, për pasojë fluksi ka qenë i madh. Në 24 orët e fundit kanë mbërritur deri në 3000 pasagjerë, mes të cilëve ka pasur dhe udhëtarë bullgarë, maqedonas, malazez dhe rumunë, që kanë bërë tranzitin nga Vlora, për shkak të përgjysmimit të cmimeve.

5 orë vonesa ne imbarkimin e pasagjereve ne portin e Brindizit ka sjelle te përqendruar fluksin e pushuesve dhe emigranteve qe kalojne permes pikes kufitare te portit te Vlorës, pasi dy tragetet që operojnë vijnë në të njëjtin orar. Ndërsa fluksi ditor ka arritur shifra që variojnë nga 1500-3000 pasagjerë ne dite, në Vlorë, presin deri në dy orë për përpunimin e dokumenteve. Pergjysmimi i cmimit të biletes së udhëtimit me traget ka sjelle shtimin e udhetareve ndërsa bien ne sy shtetas bullgare, rumune, malazeze e maqedonas që bëjnë tranzitin nga Vlora.
Sigal