Radhë kilometrike automjetesh në Morinë, kolona e makinave ka shkuar deri në fshatin Vërmicë

439
Sigal

Radhë kilometrike makinash në pikën kufitare të Morinës. Mësohet se kolona e mjeteve ka shkuar deri në fshatin Vërmicë të Prizrenit dhe qytetarët po presin për të hyrë në tokën shqiptare.

Në këtë pikë doganore po punohet me procedurë të përshpejtuar. Ndërkohë gjatë fundjavës kanë hyrë në Shqipëri mbi 30 mijë qytetarë nga Kosova.

Vetëm një ditë më parë u futën 15 qytetarët të Kosovës në Shqipëri. Po kështu u krijua trafik ka edhe përgjatë superstradës Milot-Lezhë.

Sakaq, javët e fundit ka pasur një fluks në këtë pikë doganore, ku nuk kanë munguar edhe radhët e gjata.

Situatë kaotike u krijua në pikën Kufitare të Kakavijës, ku shqiptarët qëndruan pesë ditë në radhë për të kaluar doganën.

Shkak i situatës u bë marrja e tamponit nga pala greke.

Por, edhe ditën e sotme janë krijuar radhë në pikën doganore të Kapshticës, pasi është plotësuar kuota prej 300 personash. Pala greke ka pezulluar punën.