Ra nga 60 metër lartësi në lumë, pamjet e aksidentit dhe identiteti i viktimës

480
Sigal

Një aksident i rëndë ndodhi këtë paradite në aksin Fier- Ballsh, ku një makinë ra nga një lartësi e konsiderueshme prej rreth 60 metrash drejt e në lumin Gjanica.

Për pasojë, shoferi i makinës i identifikuar si Gramoz Isufaj, rreth të 30-ve, humbi jetën në aksident. Makina qëndroi në lumë për disa minuta, pasi për shkak të rrymës së fortë të lumit u bë e vështirë nxjerrja e mjetit ku qëndronte dhe viktima.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Visokë dhe pas disa tentativa policia së bashku me banorët e zonës kanë mundur ta tërheqin me litarë makinën nga ujërat e lumit.