Qytetari denoncon zonjat në Vlorë: Më kanë vjedhur valixhen, të ma kthejnë se kam sendet personale

98

Një qytetar në Vlorë ka denoncuar dy zonja, duke thënë se ata i kanë vjedhur një valixhe.

Qytetari shprehet se zonjat që ia kanë vjedhur valixhen shfaqen në pamje, ndërsa iu bën apel atyre që t’ja kthejnë valixhen, pasi aty kanë dokumente e sende me vlerë.

Mesazh nga qytetar

“Përshëndetje Enrik.Këto dy zonjat kanë vjedhur një valixhe në zonën e skelës sot në orën 12 të drekës, përball shtëpis time te “Vullneti i Peshkut” në Vlorë.E zbrita nga makina sa të transportoja gjëra të tjera por zonjat u treguan të shkathta dhe e morën.

I kërkojmë ta rikthejë pasi kishte sende personale dhe dokumenta përpara se ti denoncojmë,ju lutemi shperndajeni sa me shume që ta shikojnë dhe zonjat që të ndërgjegjësohen sepse as ne nuk duam ti bejm keq njeriu”