Qytetarët njoftojnë të alarmuar policinë, kontrolli çon në pranga 60-vjeçarin. Çfarë i gjetën në banesë

591
Sigal

Bashkëpunimi me komunitetin vë në pranga një shtetas ne Kurbin. Policia ben me dije se ne pranga eshte vene shtetasi M.N. 60 vjeç, banues në Shkopet Kurbin, pasi mbante të fshehur armë zjarri në banesë. Policia ka sekuestruar armen e zjarrit tip pistoletë me 15 fishekë.

arma

“Specialistët për parandalimin dhe hetimeve e krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin, pas informacioneve të marrë nga qytetarët se një person mbante të fshehur armë zjarri në banesë, kanë organizuar menjëherë punën ku si rezultat arrestuan në flagrancë shtetasin M.N. 60 vjeç, banues në Shkopet Kurbin”- njofton policia.

Sipas saj, gjatë kontrollit të banesës së tij, i është gjetur dhe sekuestruar me cilësinë e proves materiale një armë zjarri pistoletë pa leje dhe 15 fishekë.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin për vepren penale ” Armëmbajtje pa leje”.