Qytetarët: Jemi informuar nga media, në aeroport s’ka kontrolle për koronavirusin

554
Sigal

Përhapja e virusit kinez ka shqetësuar edhe qytetarët shqiptarë.Edhe pse është njoftuar se aeroporti i Rinasit ka marrë të gjitha masat për përhapjen e virusit që vjen nga Kina qytetarët që udhëtojnë shprehen se nuk janë kontrolluar apo informuar për këtë virus. Madje i vetmi informacion I tyre është media.  Ndonëse është njoftuar se janë marrë të gjitha masat në aeroport për përhapjen e virusit, qytetarët shprehen se nuk kanë pasur kontrolle dhe se janë informuar nga media.

“Nuk kam parë njeri”.

“Nuk kam ndonjë këshillë, kam dëgjuar lajmet”.

“Nuk më kanë kontrolluar”.

E kthyer nga Malpesa e Italisë kjo zonjë shprehet se vetëm e kanë pyetur nëse ka pasur ose jo shqetësime dhe nuk i është nënshtruar një kontrolli.

“Na pyetën për gjendjen shëndetësore”

Madje ka nga ata qytetarë që për ta parandaluar virusin do të bëjnë vaksinën.

“Do bëj gjilpërë për tu mbrojtur”.