Qytetarët e kanë të domosdoshme lëvizjen me urban

234
Sigal

Në stacionet kryesore janë qindra qytetarë që presin urbanin e radhës. Nevoja për të lëvizur për ta është e domosdoshme, duke nisur që nga arsyet e punës e deri te ato shëndetësore.

Distanca dhe mbajtja e maskës është shqetësimi kryesor i udhëtarëve. Thonë se policia dhe task forca nuk gjendet në terren për monitorime. Që nga periudha kur u hap transporti publik, rregullat e protokollit mbeten të njëjtat.

Deri më tani gjoba për moszbatimin e masave të diktuara nga pandemia kemi parë vetëm te qytetarët që ecin pa maska, ndërsa nuk ka një numër për gjobat e vendosura në urbane.