Qindra hektarë tokë në Fushë-Krujë nën ujë, probleme në transportin detar në Durrës dhe Lezhë

429
Sigal

Edhe gjatë ditës së sotme do të ketë reshje intensive shiu në të gjithë vendin. Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit njofton se në Shkodër, Kukës, Dibër dhe Lezhë do të ketë shtrëngata dhe reshje me intensitet të lartë gjatës ditë së sotme.

Ndërkohë raportohet nga terreni që në disa lagje të qyteteve si Tirana, Vlora, Durrësi dhe Lezha ka përmbytje. Në zonën e Fushë-Krujës qindra hektarë tokë janë nën ujë pas reshjeve të dendura gjatë natës.

Po kështu edhe në portin e Durrësit anijet e peshkimit nuk kanë dalë në det, ndërsa linjat e tragetit vijojnë punën normalisht.

Madje për të përballuar fluksin disa linja tragetesh kanë bërë udhëtime shtesë.

Ndërsa në portin e Shëngjinit, deti vijon të jetë i trazuar, ku nuk mungojnë dallgët e mëdha dhe për këtë arsye është ndaluar dalja e mjeteve lundruese nga ky port.