Qeveria të “çmontoj” urgjent monopolin e kolaudimit të makinave që “ushqen” 3 ministra të “Rilindjes”

619
Ky monopol anti-kushtetues 10 vjeçar ka nisur në datën 3 shtator 2009, me të drejtë përsëritje deri në 40 vjet e nëse vazhdon të mos shfuqizohet, do të jetë një shërbim torturues e zhvatës për shqiptarët edhe 34 vite të tjerë, ose deri sa ministri Edmond Haxhinasto që e mban në fuqi dhe e përkëdhel, të bëhet… 90 vjeç!
Që prej ditës së parë, kur kompania zviceriane “Societe Generale de Surveillance” (SGS) nisi koncesionin monopol të kolaudimit të automjeteve, shqiptarët janë përballur me një shërbim skandaloz si kohë shërbimi me radhë të gjata deri 10 ditore në pritje të kolaudimit dhe me çmime 70-140% më të larta se në vendet e BE
Gazeta “Telegraf”, po vazhdon të denoncoj skandalin e monopolit anti-kushtetues e me veprimtari të dukshme mafioze, të monopolit të kolaudimit të makinave i cili prej 6 vitesh, i është bërë dhuratë firmës “SGS” pa asnjë “cent” pagesë në blerje dhe po prej 6 vitesh, duke u lejuar të mos arkëtoj asnjë “qindarkë” shlyerje detyrimesh koncesionare e ortakërie ndaj shtetit shqiptar, për aktivitetin me “mal” të ardhurash mujore e vjetore që kryen si monopol i vetëm në kolaudimin e afro 700 mijë makinave në Shqipëri. 

Fakti/ firma “SGS”, 6 vite monopol që zhvat e “vret” shqiptarët me kolaudime false
Siç dihet, prej 6 vitesh nga dita e kalimit në shërbim privat, ky koncesion është futur në kthetrat e kompanisë zvicerane “Societe Generale de Surveillance” (SGS) e cila në momentin që shteti shqiptar i ka falur monopolin e kolaudimit të makinave, ka pasur si aktivitet biznesi transportin e ushqimeve të emergjencës në vendet e Afrikës. Ky monopol anti-kushtetues ka nisur në datën 3 shtator 2009, për një periudhë 10 vjeçare, me të drejtë përsëritje të kontratës edhe për 10 vite të tjerë, deri në 4 herë (40 vjet), ose nëse vazhdon të mos shfuqizohet si monopol, apo të mos liberalizohet si shërbim, do të jetë monopol torturues për shqiptarët edhe 34 vite të tjerë, ose deri sa ministri Edmond Haxhinasto që e mban në fuqi dhe e përkëdhel, por edhe që “kolaudon xhepin” në këtë monopol të bëhet 90 vjeç. Ky monopol që po zhvat, po lodh e po “vret” qindra njerëz nëpër rrugë prej mungesës së profesionalizmit dhe fiktivitetit të shërbimit kolaudues, ka nisur në datën 3 shtator 2009, për një periudhë 10 vjeçare, me të drejtë përsëritje të kontratës edhe për 10 vite të tjerë, deri në 4 herë (40 vjet). Qysh prej 3 shtatorit të vitit 2009, kur kompania zviceriane “Societe Generale de Surveillance” (SGS), nisi aktivitetin koncesionar të kolaudimit të automjeteve, shqiptarët janë përballur me një shërbim skandaloz si kohë shërbimi me radhë të gjata deri 10 ditore në pritje të kolaudimit dhe me çmime 70-140% më të larta se në vendet e BE. Por në qendrat e kolaudimit dhe zyrat e firmës “Societe Generale de Surveillance” (SGS), shqiptarët që i çon ligji dhe detyrimi për kontroll teknik të automjeteve, janë përballur edhe me skandalin e përsëritjes së qëllimshme të kolaudimit të automjeteve, me qëllim që të paguajnë nga 2, 3 e 5 herë për një kolaudim, ku vetëm për vitin 2014, janë mbi 982 mijë raste pagesash shtesë prej kthimit për “mangësi” të shpikura nga punonjësit e firmës zviceriane “Societe Generale de Surveillance” (SGS)! 

Monopolin abuziv e mbrojnë dhe e “mjelin” 3 ministra të “Rilindjes”, me në krye Haxhinaston
Këto abuzime që bënë firma zviceriane “Societe Generale de Surveillance” (SGS), me përsëritje të qëllimshme kontrolli (kolaudimi) teknik të automjeteve, radhët e gjata me ditë e javë për një kolaudim dhe shpërfillja e ankesave të qytetarëve, ndodhin mbasi kompania zviceriane “Societe Generale de Surveillance” (SGS) është e vetmja që e kryen këtë shërbim në Shqipëri, pra monopol kombëtar lodhës, stresues e zhvatës financiarisht ndaj shqiptarëve. Shteti, në vend që të veprojë me masa ndëshkimi deri në heqje licence ndaj abuzimeve të firmës “Societe Generale de Surveillance” (SGS), po vazhdon ta “përkëdhel” këtë firmë abuzive, për të cilën thuhet, se në këto 20 muaj ka “kolauduar” edhe xhepat e 3 ministrave dhe 9 deputetëve që kanë në dorë vendimet, urdhrat, ligjet dhe vendimet për fatin e koncesioneve, dy prej të cilëve është Haxhinasto! Është një shërbim monopol dhe i dhunshëm në çdo aspekt. Të duhen disa ditë në radhë, për të kolauduar makinën. Duhet të paguash ato çmime që dikton firma monopoliste. Duhet të kthehesh e të përsëritësh kontrollin kundrejt pagesave të përsëritura, aq sa herë dëshiron të fitoj (vjedh) firma. Duhet të bësh ato shërbime teknike në automjet, që të dikton firma. Nuk merr përgjigje për ankesat që bënë, as tek firma “Societe Generale de Surveillance” (SGS), as tek ministria “Haxhinasto”, as nga “posta anti-korrupsion” e qeverisë, as nga institucionet e drejtësisë kur denoncon e hap procese gjyqësore ndaj kësaj firme, që duket se ka “kolauduar” gjithë shtetin. 

Monopol i detyrueshëm vetëm tek “SGS”, në kundërshtim me praktikat e vendeve të BE
Një herë në vit, duhet të shkosh të bësh kolaudimin e automjetit atje ku gjenden qendrat e kontrollit teknik të firmës zviceriane “Societe Generale de Surveillance” (SGS). Përse duhet ta bësh atje dhe vetëm atje? Nuk themi që kjo firmë të mos ketë të drejtën e licencës për kolaudim mjetesh, por të mos ketë monopolin e kolaudimit të afro 600 mijë mjeteve që janë në Shqipëri, 40% prej të cilave i detyron të përsëritin me pagesa shtesë kolaudimin për shkaqe…kot! në vendet e BE, kontrolli teknik i mjeteve bëhet nëpër pika servisi e garazhe automekanike të licencuar. Në SHBA, p.sh., nuk bëhet fare kolaudim mjetesh. Në Itali, Gjermani, Francë, Austri e në Zvicër prej nga është kompania zviceriane “Societe Generale de Surveillance” (SGS), kolaudimi i mjeteve të reja bëhet 1 herë në 5 vitet e para pas daljes në qarkullim dhe 1 herë në dy vjet pas 5 vitesh nga kolaudimi i parë dhe përherë bëhet nëpër servise të licencuar. Në vendet e BE nuk paguan taksë të dytë, në rast kthimi për plotësim mangësish në automjet. Ndërsa në Shqipëri, kjo firmë shërben si monopol, që gjithë mjetet duhet të kolaudohen vetëm tek ajo. 
Ja 13 pista nga të cilat duhet të nis hetimi nga drejtësia dhe krimi ekonomik për firmën “Societe Generale de Surveillance” (SGS), lidhur me aktivitetin e monopolit të kolaudimit të makinave 

1. Si janë tarifat e shërbimit të kolaudimit në Shqipëri, në krahasim me vendet e BE?
2. Sa pika kontrolli teknik duhet të kishte hapur firma zviceriane “Societe Generale de Surveillance” (SGS) në Shqipëri, sipas detyrimit të kontratës koncesionare?
3. Përse u rritën çmimet e kolaudimit në gusht 2013, kur sipas kontratës nuk do të rriteshin për 10 vite?
4. Sa fiton dhe sa të ardhura vjetore raporton në organet shtetërore shqiptare “Societe Generale de Surveillance” (SGS)?
5. Çfarë tregon një bilanc vjetor i kompanisë “Societe Generale de Surveillance” (SGS)?
6. Sa përqind detyrime fitimi vjetor, arkëton kompania “Societe Generale de Surveillance” (SGS) dhe prej sa vitesh nuk arkëton këtë detyrim?
7. Si e “qetësuar” kompania “Societe Generale de Surveillance” (SGS), një kontroll të krimit ekonomik?
8. Sa pika të kontratës, ka shkelur dhe sa pika ka ndryshuar kompania “Societe Generale de Surveillance” (SGS) në pazar me shtetin shqiptar?
9. A ka raportuar dhe ku ka raportuar kompania “Societe Generale de Surveillance” (SGS), për aktivitetin e saj koncesionar në këto 6 vite?
10. Cili është abuzimi (vjedhja) që u bëhet qytetarëve, me periudhën kohore të kolaudimit?
11. A ka “dorë”kompania “Societe Generale de Surveillance” (SGS), në bllokazhin e distributorëve të tregut të makinave, për të mos bërë kolaudime?
12. cilat janë të dhënat e kompnisë kompania “Societe Generale de Surveillance” (SGS) në dosjet e tatim-taksave shqiptare? 
13. Kush e mbron aktivitetin abuziv të firmës dhe me me çfarë e ka “konvertuar” mbajtjen e licencës koncesionare monopol, kompania “Societe Generale de Surveillance” (SGS)?
Sigal