“Qeveria paguan pronarët e shpallur në kërkim”, Meta: Lufta e hapur kundër kapjes së shtetit dhe korrupsionit parandalon falimentimin e Shqipërisë! Koha nuk pret

131
Sigal

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një reagim në Facebook shprehet miliona euro të taksapaguesve shqiptarë grabiten çdo ditë nga mafia e inceneratorëve me firma të falsifikuara të qytetarëve.

Meta i bën thirrje shqiptarëve që t’i bashkohen protestës, më 13 shtatori, duke shtuar se vetëm lufta e hapur kundër kapjes së shtetit dhe korrupsionit parandalon falimentimin e Shqipërisë.

Reagimi:

Miliona euro të taksapaguesve shqiptarë grabiten çdo ditë nga mafia e inceneratorëve me firma të falsifikuara të qytetarëve, që janë ndarë nga kjo botë prej vitesh, me firma pensionistësh që jetojnë në azile dhe me firma çobanësh që mbajnë dhen në Greqi. Si mund të vazhdojë kjo aferë kur inceneratorë nuk ka por Qeveria vazhdon paguan pronarët e shpallur në kërkim? Dihet shumë mirë që këto para shkojnë vetëm për krimin. Vetëm lufta e hapur kundër kapjes së shtetit dhe korrupsionit parandalon falimentimin e Shqipërisë. Koha nuk pret më! Të gjithë në protestë më 13 shtator, ora 18:00, tek inceneratori i Tiranës!