Qeveria nuk miraton asnjë nga 9 projektet për hyrjen e Parkut të Liqenit Artificial

512
Qeveria ka shtyrë për në muajin shtator projektin fitues të hyrjes së re të Parkut të Liqenit Artificial. Ndonëse zyrtarisht zv.kryeminsitri Niko Peleshi tha se shtyrja erdhi për shkak të kërkesës së jurisë për të pasur më shumë kohë, duket se ky vendim ka ardhur nga presoni në rritje i shoqërisë civile e mbrojtësve të trashëgimisë kulturore të cilët e sulmuan shumë shpejt këtë insiativë të qeverisë, duke thënë se cënon hapësirat e gjelbërta të kryeqtetit.
Niko Peleshi: Qeveria shqiptare në këtë projekt synon të rritë aksesin e publikut në park, të rritë sipërfaqene parkut ashtu sikundër është spekulur.
Peleshi iu përgjigj edhe akuzve të Bashkisë, se qeveria po vë në jetë betonizimin e kryeqytetit
Niko Peleshi: Është qesharake që ata që kanë përgjegjësinë për keqtrajtimin e hyrjes së parkut përmes ndërtimeve informale, sot shfaqen në mbrojtje të saj.
Peleshi njofti se qeveria ka kontraktuar një kompani për rimodelimin e të gjithë parkut të liqenit, që pritet të përfundojë brenda 1 viti.
Sigal