Qeveria miraton listën e individëve të siguruar që përjashtohen nga pagesat shëndetësore

571
Sigal

Kategoritë që përfitojnë sipas vendimit të miratuar nga Këshilli i Ministrave

Në mbledhjen e djeshme qeveria miratoi vendimin që përcakton  kategoritë e individëve të siguruar që përjashtohen nga pagesat e drejtpërdrejta të shërbimeve shëndetësore. Përjashtimin nga pagesat e drejtpërdrejta për shërbimet shëndetësore, që janë pjesë e paketave të shërbimeve të kujdesit shëndetësor parësor dhe të kujdesit spitalor, që mbulohen nga skema e sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor, në masën e përcaktuar, të kategorive të mëposhtme:

 a)  Fëmijët 0 – 1 vjeç

b)Invalidët e plotë, përfshirë edhe invalidët, paraplegjikë dhe tetraplegjikë

c)  Invalidët e luftës

ç)  Veteranët

d)  Jetimët

Përjashtimin nga pagesat e drejtpërdrejta për barnat e listës së rimbursueshme si dhe barnat jashtë listës që mbulohen nga skema e sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor, në masën 100 %,  të kategorive të mëposhtme:

a)Invalidët e luftës

b) Veteranët për sëmundjet kronike sipas listës së miratuar nga Ministria e Shëndetësisë

c)  Jetimët

Përjashtimin nga pagesat e drejtpërdrejta, në masën 100%, për   alternativat e para të barnave të listës së barnave të  rimbursueshme, të kategorive të mëposhtme:

a)Fëmijët 0 – 1 vjeç

b)Pensionistët

c)Të verbrit me verbëri të plotë

ç) Invalidet e plotë, përfshirë edhe invalidët, paraplegjikë dhe tetraplegjikë

Përjashtimin nga pagesat e drejtpërdrejta për të gjitha shërbimet shëndetësore, që janë pjesë e paketave të shërbimeve që mbulohen nga skema e sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor, lidhur me diagnozën kryesore, për:

a)të sëmurët me TBC

b)të sëmurët me  CA

c)të sëmurët me SIDA

Përjashtimin nga pagesat e drejtpërdrejta, në masën 100%, për  alternativat e para të barnave  që shërbejnë për trajtimin e diagnozave specifike nga lista e barnave të rimbursueshme, për

a)të sëmurët me sklerozë multiple

b)të sëmurët me talasemi

c)të sëmurët me insufiçencë renale

ç)  të sëmurët me anemi sekondare nga insufiçenca renale

d)të sëmurët në gjendje post transplant

dh)  të sëmurët me deficit të hormonit të rritjes

Masa e bashkëpagesës për barnat e listës së barnave të rimbursueshme  përcaktohet në përqindje sipas grupeve terapeutike.

 Qytetarët e 6 shteteve do vizitojnë pa viza Shqipërinë në 25 maj-25 Shtator

Këshilli i Ministrave miratoi dje një listë me 6 vende, qytetarët e të cilëve do të lejohen të hyjnë me pasaportë dhe pa viza në Shqipëri, në sezonin turistik të verës në datat 25 Maj-25 Shtator  2013 me propozim të dy ministrave, të Brendshëm dhe të Punëve të Jashtme.

Në këtë periudhë do të hyjnë pa viza shtetas nga Rusia, Kuvajti, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite dhe Bahrein. Ky vendim mbështetet në nenin 100 të Kushtetutës dhe të pikave 1 e 2, të nenit 30, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”.

Vendime të miratuara

-Miratohet ngritja, funksionimi dhe detyrat e komisionit kombëtar për nomenklaturën

-Miratohen emrat për lirimin, mandatimin dhe rimandatimin e disa anëtarëve të këshillit të kontabilitetit

-Një ndryshim në vendimin nr.327, datë 29.4.2011, të Këshillit të Ministrave, “për kalimin në fond banese të ish-objekteve të dala nga ristrukturimi  i Ministrisë së Brendshme (repartit ushtarak nr.5715), “Kodra e Priftit” Tiranë, me qëllim privatizimin, në emër të banorëve, nga Enti Kombëtar  i Banesave”

 -Miratimin, në parim, të memorandumit  të bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së shtetit     të Izraelit në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit.

 -Krijimin e fondit shqiptar të konkurueshmërisë

 -Miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Ministrisë  së Financave, Ministrisë së Ekonomisë Tregtisë  dhe Energjetikës e Drejtorisë së Përgjithshme  të Tatimeve të Republikës së Shqipërisë  dhe shoqërisë “Kurum International”, sh.a.,  për pagimin e rimbursimit të tatimit mbi vlerën  e shtuar (TVSH)

 -Disa ndryshime në vendimin nr.538, datë 26.5.2009,   të Këshillit të Ministrave, “për licencat dhe lejet,  që trajtohen nga apo nëpërmjet Qendrës Kombëtare të Licencimit (QKL) dhe disa rregullime të tjera nënligjore të përbashkëta”, të ndryshuar.