Qeveria “internon” AKU për 30 vjet në… fshatin Brar të Tiranës!

550
Qeveria ka larguar nga selia qëndrore e Ministrisë së Bujqësisë Autoritetin Kombëtar të Ushqimit (AKU) dhe nga selia në ish- Qytetin e Nxënësve AKU të degës së Tiranës. Të dy drejtuesit, e këtij shërbimi drejtori i përgjithshëm Afrim Bakaj dhe drejtori i degës së Tiranës Taulant Kalo, kanë nisur të ngarkojnë “plaçkat” e të nisen rrëzë Malit të Dajtit, në një përrua të fshatit Brar të Tiranës, ku i ka “internuar” qeveria “Rilindja”. Zëra nga qeveria “Rilindja”, thonë se degdisja e AKU të Shqipërisë dhe AKU të Tiranës në përrenjtë e Malit të Dajtit pranë Surrelit, ka lidhje me rritjen e efiçensës së kontrollit. Ka zëra të tjerë, që thonë se kjo masë “dëbim internimi” e AKU për 30 vjet “në fshat”, ka lidhje me disa “prapësi” që AKU e Shqipërisë dhe AKU e Tiranës kanë bërë me kontrolle, në disa kompani prodhimi e tregu ushqimor që janë në pronësi të shtetarëve e politikanëve. Disa zëra të tjerë, thonë se AKU nuk është internuar, por është transferuar në zonën e Surrelit ku tashmë jeton kryeministri, me qëllim që të ketë nën kontroll ushqimet që prodhohen e shiten në atë zonë, ku blen e konsumon edhe familja kryeministrore…
Ja Vendimi Nr. 277, datë 01. 04. 2015, për “internim-dëbimin” e AKU
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10 e 12, të ligjit nr. 8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave, VENDOSI: 1. Dhënien në përdorim të përkohshëm, për një periudhë 30-vjeçare, nga Ministria e Mbrojtjes, tek Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, të disa objekteve dhe të sipërfaqes truall funksional, me sipërfaqe të përgjithshme 3035.6 (tre mijë e tridhjetë e pesë pikë gjashtë) m2, brenda territorit të pronës me numër rendor 90, me emërtim “Reparti ushtarak nr. 4400 (Ish-Shtabi i KMLsë)”, me vendndodhje në Brar, Tiranë, sipas planvendosjes dhe planimetrive, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij, për t’i përdorur për sistemimin e administratës së Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) në nivel qendror dhe të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) Dega Tiranë, me ambiente pune, në funksion të veprimtarisë së këtij institucioni, sipas ndarjes që do të përcaktohet nga Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTRI
Edi Rama
(Vendimi është botuar në “Fletore Zyrtare” Nr. 55, datë 10 prill 2015)
Sigal