Qeveria greke i jep 400 euro personave që nuk punojnë në 12-24 muajt e fundit

590
Sigal

Një pagesë e menjëhershme prej 400 eurosh për të papunët afatgjatë, ka parashikuar qeveria greke. Nga kjo paketë përfitojnë 155 mijë të papunë të regjistruar në Organizatën e Punës(OAED), ndërsa ndihma do të shpërndahet pas Pashkëve.

Të martën Ministri i Punës dhe Sigurimeve Shoqërore Yiannis Vroutsis nënshkroi vendimin ministror që parashikon miratimin e shpenzimeve prej 65 milion euro në total.

Sipas drejtorit të OAED, Spiros Protopsaltis, përfitimi ka të bëjë me të papunët e regjistruar të cilët janë klasifikuar si të papunë për një kohë të gjatë, pasi janë regjistruar si të pa punë për më gjatë se 12 muaj nga 1 Prill 2019 deri në publikimin e vendimit të ministrisë, dhe me kusht që ata mbeten të papunë pa marrë përfitimin standard për një kohë të gjatë.

Prandaj, ndihma prej 400 eurosh do të shpërndahet vetëm për ata që nuk punojnë për 12 deri në 24 muajt e fundit.

Dorëzimi do të mbulohet nga buxheti OAED dhe 400 euro do të kreditohen automatikisht në llogaritë bankare të të papunëve që plotësojnë këto kushte.d