Qeveria favorizoi industrinë minerare, la në harresë prodhuesit e tjerë / Shehaj denoncon skandalin

243
Sigal

Përfaqësuesja e LSI, Briseida Shehaj ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin social facebook në lidhje me trajtimet preferenciale të qeverisë mes industrive. Ajo i referohet faktit që së fundmi qeveria zeroi rentën minerare për industrinë përkatëse ndërkohë nga ana tjetër bizneset fasone apo prdhuesit e tjerë po përballen me rritje kostosh që lidhen me fiskalizimin.

Industria minerare ne vendin tone ka nje renie me 17% te eksporteve.
Kjo e shqetesoi shume rilindjen, e u ngriten te gjithe ne kembe se helbete kane hallin e shokeve. Kaluan projektligjin qe ben 0 renten minerare per 3 vjet, ulen detyrimin per te ngrire vleren e investimit ne banke me 90%.
Po mire mo nuk ju vjen turp???
Biznesi fason po coptohet perdit, prodhuesit po ashtu, biznesit te vogel i rritet me 2000 eur kostot me fiskalizimin( ai sitemi qe na kushton 18 ml eur).
Tani dhe nje pyetje te fundit.
A e dini kush eshte ai qe perfitoi nga ky ligj???
Po se dini neser ua them une.
TURP

Nga Briseida Shehaj