Qëlluan me vezë Kryeministrin, studentët mbrohen: Është e butë, nuk shkakton dhimbje

509
Ditën e sotme është zhvilluar seanca e mbrojtjes nga studentët që qëlluan me vezë kryeministrin Edi Rama.

Studentët kanë kërkuar pafajësi për gjestin e bërë. Gjatë seancës së mbrojtjes, studentët janë shprehur se “veza është e butë, nuk shkakton dhimbje”. Ndërkohë pritet që vendimi të merret pas një jave, me 20 mars.

NGJARJA
Me pretendimin se ligji për “Arsimin e Lartë” prekte xhepat e tyre, në 2 nëntor 2015 studentët kanë goditur me vezë në drejtim të makinës së kryeministrit Rama, në momentin kur ai po dilte nga ambientet e Fakultetit të Shkencave Sociale në Tiranë ku mbajti një aktivitet me biznesin e vogël.

Pas ngjarjes, 8 studentët u shoqëruan në polici dhe u lanë të lirë disa orë më pas, por nga studentët pati pretendime për përdorim dhune ndaj tyre nga punonjësit e Gardës së Republikës. Lidhur me këtë veprim, u vendos që studentët të ndiqeshin penalisht në gjendje të lirë për kundërshtim të forcave të rendit.
Sigal