Qëlloi me armë makinën e autorëve pasi i vranë shokun, arrestohet i riu në Vlorë

129
Sigal

Arrestohet nga policia e Vlorës dhe FNSH një 32-vjeçar, i shpallur në kërkim për vrasje me dashje të mbetur në tentativë dhe armēmbajtje pa leje.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se, pas hekurave përfundoi shtetasi Sali Zeneli, banues në Panaja.

Njoftimi i policise:

DVP Vlorë/Kontrolle të befasishme në të gjithë qarkun Vlorë, për kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me lëndë narkotike apo me armë zjarri.

Në zbatim të Planit të Masave të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për ushtrimin e kontrolleve të befasishme në qendrat urbane, në akset rrugore nacionale dhe në ato kryesore rurale, me qëllim kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, shërbimet e Policisë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Swift”, në kuadër të të cilit u kap dhe ndalua shtetasi në kërkim:

S. Z., 32 vjeç, banues në Panaja.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin e datës 15.03.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve luftarake dhe i municionit”.

Shtetasi S. Z. dyshohet se më datë 03.03.2021, pas vrasjes së shokut të tij, shtetasit T. Gj., në lagjen “Bashkimi”, Vlorë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin janë larguar autorët, 2 prej të cilëve, H. J. dhe S. G., janë ndaluar më pas nga Policia.

Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.