Qarkullonte me armë zjarri në makinë, vihet në pranga 35-vjeçari në Lezhë

117
Sigal

Qarkullonte me armë zjarri vihet në pranga 35-vjeçari.

Shërbimet e Policisë Lezhë, në vijim të kontrolleve të shtuara me qëllim goditjen e paligjshmërive në çfarëdolloj forme të shfaqjes së tyre, mbështetur edhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë goditur një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje.

Si rezultat, është arrestuar në flagrancë shtetasi S. L., 35 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe municioneve”.

Ky shtetas është ndaluar nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Lezhë-Milot, ndërkohë që drejtonte automjetin tip “Audi”. Gjatë kontrollit, në xhepin e derës së automjetit, në anën e shoferit, shërbimet e Policisë kanë gjetur një armë zjarri pistoletë “Glock”, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.