Qamil Gjyrezi/ Rama drejt largimit, Cakaj bën reforma në diplomaci!

787
Sigal

Edi Rama dhe Rilindja janë në “grahmat” e fundit, por ministri i jashtëm i Shqipërisë Gent Cakaj “gjoja” po bën reforma! Dihet se ai nuk mund të bëjë asgjë pa “Ok-ein” e Edi Ramës! Përplasjet e “klaneve” të Rilindjes po vazhdojnë, kur të gjithë shqiptarët kërkojnë largimin e Edi Ramës, që do të thotë patjetër edhe largimi i ministrit të jashtëm, shumë të debatuar Gent Cakaj! Në fakt ka patur “krisje” në marrëdhëniet në mes Ramës dhe Bushatit dhe ndryshim “klanesh” në ministrinë e Jashtme mbas emërimit të Cakajt si ministër! Por këto “debate false” nuk i interesojnë shqiptarëve dhe politikës së jashtme të Shqipërisë!

PD-ja dhe opozita, mendoj, se nuk kanë ndërmend të futen në “debatin” në PS dhe të marrin në “mbrojtje” ish-ministrat e Ramës! Kjo është thjesht një “lojë klanesh” klienteliste, brenda Rilindjes së dështuar tashmë! Një një deklaratë për shtyp, Cakaj tha se “vendosi të largojë punonjësit, pasi nuk përmbushnin kriteret”. Ndërkaq, gjatë fjalës së tij, Cakaj nuk u kursye as për paraardhësin e tij, Ditmir Bushati, ndonëse nuk i përmendi emrin. Këto deklarata janë thjesht “demagogji” e Rilindjes, se gjoja po bën reforma! Genti Cakajt i erdhi rasti të emërojë në MJ disa të “njohur” të tij, madje edhe nga Kosova dhe të largojë “kushërinjtë” e Bushatit! Edi Rama dhe Gent Caka gjithashtu duan që në stafin e ministrisë së Jashtme të jenë “kukullat të tyre”, që do të realizojnë “politikën” për ndryshim kufijsh në Kosovë, në dëm të Shqipërisë dhe Kosovës! Edi Rama po përpiqet gjithashtu të krijojë idenë së në Shqipëri ka stabilitet drejt “integrimit evropian” dhe nuk ka “problematika”, të cilat i “shqetësojnë” njerëzit! Rama përpiqet gjithashtu të “injorojë” protestat dhe deklaratat e përfaqësuesve të PD-së dhe opozitës!

Në mbledhje e grupit parlamentar dje Edi Rama i’u ka dhënë urdhër vartësve të vet, që të injorojnë PD-në dhe LSI-në dhe deputetët e rinj dhe kërkon vëmendje te zgjedhjet vendore! “Me gjërat e mëdha politike merremi unë dhe Taulanti, për të debatuar dhe komentuar deklaratat e PD-së dhe LSI-së” – deklaron Rama! Duket qartë se edhe në “grahmat” e fundit Edi Rama dhe ministrat e tij kërkojnë të krijojnë “imazhin” se qeveria e Rilindjes po bën reforma dhe parlamenti aprovon ligje! Në këtë situatë të krijuar PD dhe opozita duhet të publikojnë sa më shumë fakte për “skandalet” e Rilindjes dhe ministrave të Ramës!

Stafet e PD-së, së politikës së jashtme duhet të ndjekin gjithashtu me vëmendje zhvillimet në ministrinë e Jashtme, për të mos lejuar Edi Ramën dhe Gent Cakajn të realizojnë politikat e tyre në dëm të Shqipërisë dhe “çështjes shqiptare”! Ish-deputetët e PD-së dhe drejtuesit politikë lokalë duhet të jenë çdo ditë në “krye të punëve” për organizimin e protestave lokale dhe protestës së madhe, me 13 Prill. 2019, për largimin e Edi Ramës, me Gentët dhe Taulantët e tij! Një “politikë demagogjike” e tillë, e një qeverie që po “jep shpirt”, të sjell ndërmend shprehjen popullore: “Fshati po digjet dhe -Edi Rama, Gent Cakaj dhe Taulant Balla- po krihen”!