Punonjësit e spitaleve të Mirditës, në shënjestër të partive politike

605
Drejtori i spitalit të Mirditës, Lekë Reçi tha “Telegraf” se “Ministria e Shëndetësisë mbi bazën e organikës ekzistuese prej 153 punonjësish, më datën 30.10.2015, na ka dërguar një organikë të re me disa vende të suprimuara në disa pozicione të ndryshme pune që na detyron si drejtori t’i qëndrojmë strikt”
Punonjësit e spitalit të Mirditës në të gjitha fushatat elektorale janë kthyer nga partitë politike si një magazinë thesari për t’i furnizuar me vota. Por jashtë të gjitha parashikimeve ka shkuar Ministri Beqja që me “reformën” e tij do lëjë pa punë më 31 mars 2016 rreth 30 gra e vajza. Asnjë nga ministrat e mëparshëm, jo vetëm që nuk kryen asnjë reformë të tillë ambicioze, por u përpoqën që të vënin stadarde. Për të mësuar më shumë rreth kësaj reforme takuam drejtorin e ri të spitalit të Mirditës, Lekë Reçi, i cili për “Telegraf” tha: Ministria e Shëndetësisë mbi bazën e organikës ekzistuese prej 153 punonjësish, më datën 30.10.2015, na ka dërguar një organikë të re me disa vende të suprimuara në disa pozicione të ndryshme pune që na detyron si drejtori t’i qëndrojmë strikt. Meqenëse diaksteri, thotë Reçi, na ka sjell të gatshme vendet e profilet e punës ku do të operojmë ne e kemi më të lehtë për të vepruar. Në organikë më shumë është ndërhyrë në Poliklinikën e Spitalit dhe në Shërbimin Sanitar, që sipas specialistëve janë dy pikat kyçe. Në Poliklinikë do të largohen 10 infermierë nga 15 që aktualisht janë sot dhe në Shërbimin Sanitar do të largohen 14 veta nga 30 që janë aktualisht. Mbeten për punë vetë 16 sanitare që jo vetëm do të përballojnë 7 pavione që disponohen, koridore dhe mjedise të jashtme me një sipërfaqe rreth 3 000 m2 që duhen çdo ditë të pastrohen prej tyre. Në sektorin e Guzhinës e Lavanteris suprimohen 3 vende pune nga 9 vende që janë aktualisht. Nga administrata hiqet një jurist dhe një llogaritar, që juristi sipas drejtorit, kur të jetë e nevojshme do merret me pagesë. Sipas pohimit të drejtorit Zotit Lek Reçi në organikën e re shtohen dhe 6 shofera autoambulancash, të cilët do të qëndrojnë afër banorëve për t’i shërbyer në kohë sa më të shkurtër qytetarëve. Drejtori Lek Reçi na ka njohur me një udhëzim të ardhur e të firmosur nga ministri Beqaj me nr.489 datë 17.11.2015 që kërkonte të disiplinonte sipas tij me disa kritere bazë reformën për ta marrë në konsideratë nga komisioni ku çdo punonjës do të ketë përparësi në vazhdimin e punës për kriteret si më poshtë: “Eksperienca dhe vitet e punës që ka – arsimimi – rezultatet e testimit-performanca në punë e punonjësit dhe vlersimet pozitive të bërë nga titullari, masat administrative që janë dhënë gjatë gjithë kohës nga auditi apo drejtuesi i institucionit do të jenë në qendër të vëmendje së komisionit të vlersimit”. 
Kush do të shkurtohet nga spitalet?
Drejtori i spitalit në zbatim të këtij udhëzimi ka nxjerr një urdhër të brendshëm për ngritjen e një komisioni të veçantë për njohjen me dosjet e gjithë personelit spitalor dhe krahas kësaj ka bërë një listë emrore të infermierëve ku në të pasqyrohen vitet e punës, arsimimi dhe sasia e pikëve për testimin e tyre. Për vjetërsinë e punës janë vlerësuar me 50 pikë, për arsimimin 40 pikë dhe 10 pikë për testimet. Ajo që të çudit janë vitet e punës të punonjësve që preken nga reforma, që vijojnë nga 25 deri në 12 vjet minimalja, ç’ka heq çdo iluzion apo dyshim të kujtdo dhe të vetë ministrit aktual për punësime të reja që mund të jenë bërë gjatë fushatave elektorale para dhe pas tyre. Sipas një burimi jo zyrtar, por i besueshëm thuhet për “Telegraf” se Beqja nuk e di se ku bie spitali i Mirditës, jo më të dijë se sa punonjës duhet të hiqen nga reforma. Atëherë lind pyetja: kush ia ka rekomanduar se në këtë spital janë tepër 30 punonjës? Një ish drejtues i këtij spitali i cili nuk do të identifikohet, thotë se ministri do ta kishte eleminuar këtë reformë, po qese do ishte një urdhër i tij që në fillim të herës të emërimit të punonjësve që kanë dalë në pension ose që dalin dhe të mos zëvendësoheshin në këto tre vitet e fudit. Si ka mundësi që ministri të përdor hamëndjen për këtë reformë që marrin shërbime shëndetësore rreth 35 mijë banorë, pasi është i vetmi spital në Mirditë, në të cilin shtrohen e marrin shërbim mjeksor rreth 100 pacientë. Askush nuk jep përgjigje se kush do t’i kryej punët e këtyre të larguarve dhe kjo do të paguhet nga mirditorët që do t’iu mungojë shërbimi i shpejtë, me cilësi, higjenë, pastërti dhe do të rrezikohen nga ndonjë epidemi.
Gjergj MANDREJA
Sigal