Punonjësit e policisë: Po tallen me ne, po vjedhin djersën tonë, as rritje pagash, as lekët e ushqimeve nuk janë dhënë për ne!

55
Sigal

Efektivi denoncon se rritja e premtuar e pagave sipas gradave është zbatuar në mënyrë të padrejtë: “Na është thënë se do ketë rritje page sipas gradave. Inspektorët, që janë në nivelin bazë, do të merrnin 15 mijë lek të reja shtesë, por në fakt janë rritur vetëm 3 mijë lek. Ndërkohë, kryeinspektorëve, që kanë paga më të larta, u është rritur paga me 150 mijë lek. Kjo do të thotë se lekët tona kanë kaluar tek ata.”

Një denoncim ka mbërritur nga një efektiv i Policisë së Burgjeve, i cili ngre shqetësimin për mosdhënien e pagesave për ushqimet.Pavarësisht miratimit të ligjit nga qeveria mbi një vit më parë, efektivët nuk kanë marrë asnjë kompensim, duke ndjerë një padrejtësi të madhe.

Në mesazhin e tij, efektivi i Policisë së Burgjeve shprehet i indinjuar: “Është bërë një vit nga momenti që është miratuar ligji dhe lekët e ushqimeve tona ndoshta në xhepin e kujt shkojnë. Ju lutem publikoje, se po afrojnë festat dhe asgjë nuk është bërë për ne.”

Gjithashtu, ai thekson se rritja e pagave të premtuara nuk është zbatuar ashtu siç ishte planifikuar.

“Na patën premtuar një rritje prej 150 mijë lekësh, por na kanë dhënë vetëm 3 mijë lekë të reja shtesë. Ndërsa kryeinspektorët që rrinë nëpër kondicionerë e marrin shtesën. Punën e bëjmë ne, lekët i marrin ata.”

Efektivi denoncon se rritja e premtuar e pagave sipas gradave është zbatuar në mënyrë të padrejtë: “Na është thënë se do ketë rritje page sipas gradave. Inspektorët, që janë në nivelin bazë, do të merrnin 15 mijë lek të reja shtesë, por në fakt janë rritur vetëm 3 mijë lek. Ndërkohë, kryeinspektorëve, që kanë paga më të larta, u është rritur paga me 150 mijë lek. Kjo do të thotë se lekët tona kanë kaluar tek ata.”

Efektivi shton se situata është bërë edhe më shqetësuese pas një proteste të mbajtur disa muaj më parë në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Peqin. Zyrtarët e Drejtorisë së Përgjithshme kishin premtuar rishikimin e pagave dhe zbatimin korrekt të vendimeve, por deri më tani asgjë nuk ka ndryshuar.

Në mesazhin e tij të drejtpërdrejtë, efektivi shpreh zhgënjimin dhe indinjatën: “Po tallen me ne pafundësisht, po vjedhin lekët tona, mundin dhe djersën tonë.”JOQ  ka raportuar edhe më parë mbi kushtet e vështira dhe trajtimin e padrejtë të punonjësve të Policisë së Burgjeve. Ata janë ankuar shpesh për pagat e ulëta, mungesën e kompensimeve dhe mos sigurimin e transportit. Pavarësisht premtimeve, efektivët vijojnë të përballen me indiferencën e papranueshme të institucioneve.Kjo gjendje alarmante ngre disa pyetje të rëndësishme: Pse nuk po zbatohen vendimet e qeverisë për rritjen e pagave dhe kompensimet? Përse rritja e pagave nuk po zbatohet njësoj për të gjithë? Deri kur efektivët e Policisë së Burgjeve do të përballen me këtë trajtim të padrejtë? A është kjo një mungesë vullneti apo një shpërfillje totale ndaj punonjësve të Policisë së Burgjeve?

Pa marrë pagesat prej muajsh, borxh për të jetuar

Herë pas here, kanë mbërritur disa denoncime nga punonjës të policisë në qarqe të ndryshme, të cilët raportojnë se prej muajsh nuk po marrin pagesat për orët shtesë, kompensimet për ushqimet dhe detyrimet e tjera financiare. Situata është e rëndë, ndërsa shumë prej tyre thonë se janë detyruar të hyjnë në borxhe për të përballuar shpenzimet familjare.Në denoncimet e mbërritura, punonjësit shprehin se nuk janë paguar për orët shtesë 12-orarëshe që nga muaji shtator, orët e natës për muajt tetor dhe nëntor, si dhe pagesat e ushqimeve për të njëjtën periudhë. Për më tepër, raportohen mospagesa të orëve suplementare për ditët e festave dhe shërbimet në stadiume, si dhe mungesa e mbulimit të shpenzimeve për largësinë për ata që udhëtojnë nga rrethet.Një efektiv ngre shqetësimin se, ndryshe nga qarqet e tjera ku një pjesë e detyrimeve janë shlyer, situata në Korçë mbetet e pazgjidhur, dhe kërkesat e tyre për sqarime janë përballur vetëm me përgjigje boshe dhe justifikime për mungesë fondesh.Një situatë e ngjashme raportohet edhe nga DVP Durrës, ku punonjësit shprehin se nuk janë paguar pagat për orët shtesë që nga korriku dhe kompensimet për ushqimet.