Punonjësit e policisë dhe strukturave ndihmëse , që janë 55 vjeç, nxirren në pension. Vjetërsia dhe paga

310
Sigal

Ushtarakët dhe policët nxirren në pension të parakohshëm, do të paguhen me 50 % të pagës

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, në mbledhjen online të Komisionit të Sigurisë ka deklaruar se punonjësit mbi 55 vjeç në radhët e Policia së Shtetit, Gardës së Rrepublikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat do të lirojnë vendet e tyre të punës. Ministri Lleshaj: Nga radhët policisë të largohen punonjësit e policisë që kanë mbushur moshën 55 vjeç, ose që kanë plotësuar 30 vite shërbim në radhët e policisë, që janë mbi 50 vjec, në gradat e ulëta, në gradat, nënkomisar, grada inspektorëve, që janë 60 vjeç. Pas largimit nga radhët e policisë, këta punonjës të shtetit parashikohet të trajtohen financiarisht me 50% të pagës neto. Gjatë mbledhjes, deputetët kërkuan që pjesë e ligjit të ishin edhe punonjësit e zjarrfikëses. Po kështu, ata theksuan se të larguarit nga puna do të marrin gjysmën e pagës.