Punonjësit e hekurudhës protestë para ministrisë së Financave: Kërkojmë rritje pagash

502
Punonjësit e Hekurudhës të ardhur nga Durrësi po zhvillojnë një protestë para Ministrisë së Financave, ku kërkojnë rritjen e pagave. Punonjësit shprehen se do të vijojnë një grevë 1 orëshë, pasi sipas tyre nga rritja e pagave vetëm sektori i hekurudhës nuk ka përfituar.
“Nga rritja e pagave vetëm sektori ynë nuk u prek. Kërkojmë kategorizim të pagave sipas specialiteteve. Ka ende punonjës që marrin 180 mijë lekë. Kemi mbështetjen e ministrisë së Transporteve. Nëse nuk na japin zgjidhje pezullojmë punën pa afat”- janë shprehur punonjësit e hekurudhës.

Pasi kanë protestuar për një kohë të gjatë në Durrës dhe nuk u janë plotësuar kërkesat, punonjësit e hekurudhës në qytetin bregdetar i janë drejtuar sot Tiranës për të vijuar protestat, pasi kërkojnë ringritjen e hekurudhës dhe rritje pagash.
Sigal