Punonjësi i policisë Kufitare në Qafë-Thanë përplas me makinë të moshuarin

198
Sigal

Punonjësi i i Stacionit të Policisë Kufitare Qafë-Thanë S.N., ka aksidentuar një 78 vjeçarin D.D, i cili është banues në fshatin Zvirinë.

Ngjarja ka ndodhur këtë paradite në aksin rrugor Korçë-Pogradec, ndërsa i moshuari fatmirësisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, nën drejtimin e Prokurorisë Korçë, po kryejnë veprimet e mëtejshme procedurale me drejtuesin e mjetit.

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 06.05.2021, rreth orës 09:40, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Zvirinë, Maliq, punonjësi i Stacionit të Policisë Kufitare Qafë-Thanë, shtetasi S. N., duke drejtuar automjetin e policisë tip “Dacia”, ka aksidentuar këmbësorin D. D., rreth 78 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, i cili u dërgua në Spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në vendngjarje, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, nën drejtimin e Prokurorisë Korçë, po kryejnë veprimet e mëtejshme proceduriale me drejtuesin e mjetit.